Përshkrimi i plotë
Lojë edukative prej druri që kombinon format gjeometrike, orientimin hapësinor dhe mendimin logjik. Fëmija riprodhon modelet dhe siluetat duke vendosur e rrotulluar format në shufrën mbajtëse. Loja ka tre nivele: Easy, Medium dhe Difficult.
Çfarë zhvillon
Mendimin hapësinor, perceptimin vizual, rrotullimin mendor, logjikën, gjeometrinë, motorikën e imët, koordinimin sy–dorë, përqendrimin dhe krijimtarinë.
Si luhet
Vendos shufrën në bazë. Zgjidh një sfidë, vëzhgo siluetën, përzgjidh format, vendosi dhe rrotulloji sipas modelit. Kontrollo përputhjen. Provo edhe ndërtime nga kujtesa ose modele të lira.
Për kë është
4+ vjec. Për familje, kopshte, shkolla fillore dhe qendra edukative.
Çfarë përfshihet në set
Bazë druri, shufra, forma shumëngjyrëshe, tre broshura me sfida dhe kuti.
Udhëzime kujdesi
Pastro me leckë të butë. Shmang ujin dhe lagështirën.
Siguria
Përmban pjesë të vogla. Rrezik mbytjeje. Jo për fëmijë nën 3 vjeç. Rekomandohet mbikëqyrja e të rriturve.
FAQ
A duhet të lexojë fëmija? Jo, modelet janë vizuale. A ka nivele? Po, tre. A mund të krijojë modele të veta? Po. A ndihmon në gjeometri? Ushtron orientimin dhe marrëdhëniet hapësinore.









Vlerësime
There are no reviews yet.