Përshkrimi i plotë
Quoridor është një lojë strategjike me tabelë druri, figura dhe pengesa të lëvizshme. Lojtarët synojnë të arrijnë në rreshtin e kundërt, duke planifikuar lëvizjet dhe vështirësuar rrugën e kundërshtarit.
Çfarë zhvillon
Mendimin logjik dhe strategjik; orientimin hapësinor; zgjidhjen e problemeve; përqendrimin; vendimmarrjen; koordinimin sy–dorë; aftësitë sociale.
Si luhet
Secili lojtar nis në kuadratin qendror të rreshtit të vet. Pengesat ndahen barabar. Në çdo radhë lëviz një kuadrat horizontalisht ose vertikalisht, ose vendos një pengesë. Duhet të mbetet një rrugë e lirë për secilin. Figura kundërshtare fqinje mund të kapërcehet kur rruga është e lirë; kur kapërcimi drejt pengohet, lejohet lëvizja anash sipas rregullave. Fiton ai që arrin i pari në rreshtin e kundërt. Për fillestarët përdorni më pak pengesa.
Ne attach keni rregulloren e plote
Labirinti me pengesa (Quoridor 7×7)_Rregullore_Shqip
Për kë është
Fëmijë të moshës shkollore, familje, adoleshentë dhe të rritur. Mosha orientuese 5-6+ vjeç.
Çfarë përfshihet në set
Tabelë druri, katër figura (dy të kuqe dhe dy të gjelbra), pengesa druri dhe fletë udhëzuese me ilustrime. Numri i pengesave 20 cope.
Udhëzime kujdesi
Pastrojeni me leckë të thatë. Shmangni ujin dhe lagështinë. Ruani pjesët në paketim.
Siguria
Pjesë të shkëputshme. Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç për shkak të rrezikut të mbytjes. Rekomandohet mbikëqyrja e të rriturve.
FAQ
A është lojë fati? Jo, është lojë strategjie.
A lejohet bllokimi i plotë? Jo.
A lëvizin pengesat e vendosura? Jo.
A luhet nga të rriturit? Po.
A luhet me katër persona? Po









Vlerësime
There are no reviews yet.