Përshkrimi i plotë
Mancala është një lojë tradicionale strategjie për dy lojtarë. Lojtarët shpërndajnë gurë në zgavrat e një tabele dhe përpiqen të mbledhin sa më shumë. Ky model ka tabelë druri të palosshme dhe gurë të vegjël shumëngjyrësh. Çdo lëvizje kërkon vëzhgim, numërim, planifikim dhe parashikim.
Çfarë zhvillon
Mendim logjik dhe strategjik; numërim dhe krahasim sasish; përqendrim; planifikim; kujtesë pune; vendimmarrje; respektim i radhës; koordinim sy–dorë.
Si luhet – varianti Kalah
Ndiq materialin ne pdf me rregulloren e lojes
Për kë është
Dy lojtarë; lojë familjare dhe edukative. Mosha orientuese 6+ vjeç sipas kompleksitetit.
Çfarë përfshihet në set
Tabelë druri e palosshme me zgavra dhe gurë të vegjël shumëngjyrësh.
Udhëzime kujdesi
Pastroni me leckë të butë, mos e zhytni në ujë, ruani gurët pas përdorimit dhe shmangni lagështinë.
Siguria
Përmban gurë të vegjël që paraqesin rrezik mbytjeje. Jo për fëmijë nën 3 vjeç. Përdorimi nga fëmijët nën mbikëqyrjen e të rriturve.
FAQ
A luhet me dy persona? Po. A kërkon matematikë? Mjafton numërimi bazë. A është lojë fati? Varianti Kalah mbështetet te strategjia. A mund të luhet në familje? Po. A ka variante të ndryshme? Po, Mancala është familje lojërash me rregulla të ndryshme.







Vlerësime
There are no reviews yet.