Përshkrimi i plotë
Një set krijues me pllaka modeli prej druri, ku figurat e kafshëve janë të prera në formë konturesh. Vendos modelin mbi letër, ndiq hapësirat me marker dhe krijo vizatimin tënd. Më pas ngjyrose sipas dëshirës.
Koordinimin sy–dorë; motorikën e imët; kontrollin e lapsit dhe përgatitjen për shkrim; përqendrimin; njohjen e kafshëve; krijimtarinë dhe dallimin e ngjyrave.
Si luhet
1. Vendos modelin mbi letër. 2. Mbaje të palëvizshëm dhe ndiq konturet me marker. 3. Hiqe modelin dhe shiko figurën. 4. Ngjyrose kafshën. 5. Krijo një histori me kafshët e vizatuara. 6. Provo të vizatosh të njëjtën kafshë me ngjyra të ndryshme.
Për kë është
Për fëmijë që pëlqejnë vizatimin dhe aktivitetet krijuese, në shtëpi ose në kopësht.
Çfarë përfshihet në set
Pllaka modeli prej druri me figura kafshësh, markerë shumëngjyrësh dhe kuti druri për ruajtje.
Udhëzime kujdesi
Ruajini modelet në vend të thatë. Pastrojini me leckë të thatë ose pak të lagur. Mbyllni kapakët e markerëve pas përdorimit dhe përdorni letër mbrojtëse mbi sipërfaqen e punës.
Siguria
Përdoreni nën mbikëqyrjen e një të rrituri. Kontrolloni skajet e pllakave dhe kapakët e markerëve.
A duhet të dish të vizatosh? Jo, modeli ndihmon të ndiqen konturet. A mund të ngjyrosen figurat? Po, pasi hiqet modeli. A përdoret disa herë? Po, modelet mund të ripërdoren.










Vlerësime
There are no reviews yet.