Përshkrimi i plotë
Kopshti i perimeve & Puzzle me rruaza me ngjyra është një lodër kreative Montessori që kombinon lojën sensoriale me perime dhe puzzle-n logjik me ngjyra.
- Në pjesën e parë, fëmijët luajnë si fermerë të vegjël: mbjellin dhe korrin karrota, rrepa, panxhar dhe perime të tjera shumëngjyrëshe, duke ndjekur edhe kartat me udhëzime.
- Në pjesën e dytë, përdorin rruaza me ngjyra që duhen vendosur dhe renditur në fushën prej druri sipas formave ose kombinimeve të dëshiruara.
Kjo lojë i jep fëmijës një eksperiencë të dyfishtë: njohuri për natyrën dhe bujqësinë, si edhe aftësi motorike, matematikore dhe logjike.
Çfarë zhvillon
- Motorikë të imët & koordinim sy-dorë
- Njohjen e ngjyrave dhe madhësive
- Përqendrim dhe durim
- Mendim logjik dhe aftësi kognitive
- Kreativitet dhe imagjinatë
- Njohuri të para për procesin e bujqësisë
Si luhet (ide të shpejta)
- Loja me perime
- Mbill dhe korr perimet shumëngjyrëshe
- Rendi sipas ngjyrave ose madhësisë duke përdorur kartat
- Krijo kopshtin tënd imagjinar
- Loja me rruaza
- Vendos rruazat me lugë ose shkopinj në rrjetën prej druri
- Rendi sipas ngjyrave në kupa ose krijo figura e modele
- Sfido përqendrimin dhe ekuilibrin
Për kë është
- Fëmijë 3+ vjeç
- Familje që kërkojnë lojëra edukative
- Kopshte dhe çerdhe
- Terapistë zhvillimorë
Çfarë përfshihet në set
- Kuti druri 2-në-1 (tokë për perime + puzzle me rruaza)
- 20+ perime shumëngjyrëshe (karrota, rrepa, panxhar etj.)
- 60+ toptha shumëngjyrëshe
- Kupa me ngjyra për renditje
- Lugë dhe shkopinj për lojë motorike
- Karta me udhëzime
- Figurë fermere për lojë imagjinative
Udhëzime kujdesi
Pastrohet me leckë të thatë ose pak të lagur. Mos u zhyt në ujë. Ruajeni në vend të thatë.
Siguria
Ngjyra jo toksike dhe materiale të sigurta. Përdorim gjithmonë nën mbikëqyrjen e prindërve.
FAQ
A janë ngjyrat të sigurta?
Po, janë bojëra jo toksike dhe të certifikuara.
Sa elementë përfshihen?
Kuti 2-në-1, mbi 20 perime shumëngjyrëshe dhe 60+ rruaza.
Mund të përdoret në kopësht?
Po, është shumë praktike për aktivitete në grup dhe terapi zhvillimi.













Reviews
There are no reviews yet.