Përshkrimi i plotë
“Lojë me Rruaza Druri për Fijezim” është një lodër edukative e thjeshtë por shumë efektive që ndihmon fëmijët të mësojnë ngjyrat, format gjeometrike dhe sekuencimin/ rradhitjen. Fëmijët përdorin fijet “shkopinjtë” për të kaluar rruazat prej druri, duke ndjekur modele të ndryshme “kartat e printuara me ngjyra” ose duke krijuar kombinime sipas imagjinatës. Përveçse argëtuese, kjo lojë nxit zhvillimin e aftësive të imëta motorike, përqendrimin dhe kreativitetin. E përshtatshme si për lojë individuale ashtu edhe për aktivitete në grup.
Çfarë zhvillon
- Aftësitë motorike të imëta & koordinim sy–dorë
- Njohjen e ngjyrave dhe formave gjeometrike
- Logjikën dhe radhitjen/ sekuencimin
- Kreativitetin dhe imagjinatën
- Përqendrimin dhe durimin
Si luhet (ide të shpejta)
- Fëmija zgjedh një fije ose shkop dhe kalon rruazat sipas kartave te printuara me ngjyra ose sipas dëshirës.
- Mund të ndjekë një model ngjyrash / formash të dhëna nga prindi ose edukatori.
- Mund të krijojë vetë kombinime kreative dhe “gjerdanë” me rruaza.
- Mund të sfidohet të përsërisë një rend të caktuar me kohëmatës.
Për kë është
- Fëmijë 3–6 vjeç
- Prindër që duan lojëra zhvilluese pa ekran
- Edukatorë në kopshte dhe ciklin fillor
- Terapistë për terapi zhvilluese dhe okupacionale
Çfarë përfshihet në set
- Rruaza druri shumëngjyrëshe (forma dhe madhësi të ndryshme)
- Fije / shkopinj për fijezim
- Kuti druri për ruajtje dhe transport












Reviews
There are no reviews yet.